image Interesim i ulët i qytetarëve për të votuar në Drenas

Interesim i ulët i qytetarëve për të votuar në Drenas

news image

Procesi i votimit për kryetar komune në Drenas deri tani është shumë i qetë.

Dy kandidatët, Ramiz Lladrovci dhe Driton Ajazi, kanë kursyer deklaratat politike dhe linçuese ndaj njëri tjetrit, deri më tani kanë respektuar heshtjen zgjedhore, ndërkohë që të dy kanë bërë thirrje për dalje masive në votime.

Por, duket se thirrja e tyre për të dalë në votime nuk po dëgjohet shumë, raporton KlanKosova.

Deri në mesditë, numri i votuesve në komunën e Drenasit është më i vogël sesa rundi i i parë që u zhvillua më 17 tetor./GazetaSinjali/