image Borrell shtyn deklarimin për media, konferenca në ora 20:00

Politikë

Borrell shtyn deklarimin për media, konferenca në ora 20:00

news image

Konferenca e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrellin, për takimin Kurti – Vuçiq është shtyrë për në ora 20:00 edhe pse konferenca ishte paraparë të mbahej në ora 15:00.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Deri më tani vetëm presidenti i Serbisë është deklaruar për media e që sipas tij, bisedime disaorëshe përfunduan pa sukses.

Ndërsa për këtë takim pritet të deklarohet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

/GazetaSinjali/