image Inteligjenca britanike: Kolona e gjatë ruse ka ngecur, po pëson humbje të vazhdueshme afër Kievit

Botë

Inteligjenca britanike: Kolona e gjatë ruse ka ngecur, po pëson humbje të vazhdueshme afër Kievit

news image

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar raportin e fundit të inteligjencës lidhur me situatën në Ukrainë.

Sipas raportit, bëhet e ditur se kolona ushtarake ruse në veriperëndim të Kievit nuk ka bërë përparim dhe është duke pësuar humbje të vazhdueshme nga forcat e armatosura ukrainase, raporton The Guardian – transmeton Gazeta Sinjali.

Raportohet se ka pasur një ulje të dukshme në aktivitetin ajror rus mbi Ukrainë në ditët e fundit, ku sipas Ministrisë kjo mund të ndodh për shkak të “efektshmërisë dhe qëndrueshmërisë së papritur” të forcave të mbrojtjes ajrore ukrainase.

“Me rritjen e viktimave, Putini do të detyrohet të tërheqë forcat e armatosura ruse nga vendet tjera për të zëvendësuar humbjet”, thuhet tutje në raport.

/GazetaSinjali/