Nexhat Krasniqi që në opinion njihet si “intelektuali” nga Drenoci i Malishevës u bë i famshëm për deklaratën e tij që ankohej pse nuk kishte asnjë kandidat nga ky vend për deputet, duke përmendur Astrazubin, Pagarushën , Lladrovcin, Bellanicën e Kievën.
Për këtë deklaratë ka folur Krasniqi pasi iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje.
“Unë kam dal vetë jam revoltu, pastaj kjo ka bërë bujë. Malisheva është vend i patriotizmit, nuk është i intelektualizmit”, shton ai.
Krasniqit i ka mbetur merak që nuk është futur në listën e Vetëvendosjes për deputet.
“Kam pas dëshirë me hi në listë të VV-së, arsyeja me i marrë 43 mijë vota e jo me mbet në prag. Ka shku me vonesë kërkesa ime, ka qenë një gjigant i veprimtarisë kombëtare, Gani Krasniqi. Nëse edhe Albini dështon do të jemi në një situatë që do të pasojë me eksod do të boshatiset e tërë Kosova”, tha ai në t7.