image Instituti Zviceran pritet të vijë në Kosovë në qershor për të zbardhur rastin Dehari

Kosovë

Drejtësi/ Instituti Zviceran pritet të vijë në Kosovë në qershor për të zbardhur rastin Dehari

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot është takuar me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin. Gjatë këtij takimi është diskutuar për luftimin e korrupsionit si kusht për liberalizimin e vizave dhe rastin Dehari.

Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate ka njoftuar se Instituti Zviceran pritet të vijë në Kosovë në qeshor të këtij viti për të bashkëpunuar me Prokurorinë Speciale për të zbardhur rreethanat në rastin Dehari.

““Ministrja Haxhiu po ashtu theksoi nevojën e riangazhimit të Institutit zviceran, përmes mundësisë së vizitës së tyre në Kosovë për të bashkëpunuar me Prokurorinë Speciale dhe për të zbardhur gjitha rrethanat për rastin Dehari, gjë për të cilën u njoftua se në qershor të këtij viti është planifikuar që përfaqësuesit e Institutit Zviceran të vijnë në Kosovë”, thuhet tutje në komunikatë.

Gjatë këtij takimi, Haxhiu ka theksuar edhe një herë se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është faktor kyq në zhvillimin ekonomik dhe çështjen e liberalizimit të vizave.

“Luftimi dhe konfisikimi i pasurisë së paligjshme duhet të jetë prioritet i institucioneve të drejtësisë në mënyrë që ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, thuhet në komunikatë./Gazeta Sinjali/