image Inspektori i Komunës së Rahovecit i infektuar me koronavirus është në gjendje të rëndë

Shëndetësi

Inspektori i Komunës së Rahovecit i infektuar me koronavirus është në gjendje të rëndë

news image

Inspektori i Komunë së Rahovecit i cili dy ditë më parë rezultoi pozitiv në testin për koronavirus, është në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar vetë kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

“Po, është e vërtetë. Ai është i shtruar në QKUK dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ka edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, tha Latifi.

I pari i Rahovecit tha se ai personalisht nuk ka pasur kontakt me të.

Gjatë ditës së sotme në Klinikën Infektive të QKUK-së ka vdekur një i infektuar me COVID-19, 52 -vjeçar me inicialet E.K., nga Komuna e Rahovecit./Gazeta Sinjali/