Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës ka mbyllur sot mullirin në fshatin Zhabar, për shkak se ka rritur çmimin e miellit, duke shfrytëzuar situatën e krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate, zyra për komunikim e kësaj Komune.
Inspektorët kishin gjetur se çmimi për 100 kg miell ka qenë nga 50 deri në 80 euro.
“Pas ankesave të shumta të qytetarëve të Komunës së Mitrovicës, Drejtoria e Inspeksionit sot ka mbyllur mullirin në Zhabar të Mitrovicës, pasi që ka rritur çmimin e miellit, duke shfrytëzuar situatën e krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19”, thuhet në komunikatë.
Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Mitrovicës ka bërë të ditur se inspektorët vazhdimisht janë në terren dhe kanë paralajmëruar se ndaj të gjithëve do të merren masa ligjore./Gazeta Sinjali/