Administrata Tatimore e Kosovës në planin e punës korrik-shtator do inspektojë bizneset për të cilat dyshojnë se i janë shmangur detyrimeve tatimore, raporton Gazeta Sinjali.
ATK-ja njofton se inspektorët tatimorë do të zhvillojnë aktivitete brenda dhe jashtë orarit, duke përfshirë edhe fundjavat.
“Aktivitetet e ATK-së me këtë plan do të orientohen në veprimet specifike, si identifikimi i bizneseve dhe personave fizikë të cilët përmes dokumentacionit jo të saktë iu shmangen detyrimeve tatimore“, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Administrata Tatimore njofton se do të ndërmarrin masa ndaj atyre bizneseve të cilët nuk lëshojnë kuponë fiskalë dhe ndaj atyre të cilët nuk janë të pajisur fare me arka fiskale dhe aspekte tjera./Gazeta Sinjali/