image Inspektorati në Podujevë nis aksion për lirimin e hapësirave publike

Sociale

Inspektorati në Podujevë nis aksion për lirimin e hapësirave publike

news image

Inspektorati i Komunës së Podujevës, ka nisur një aksion për largimin e rrethojave në prona publike.

Sipas asaj që njofton Komuna e Podujevës, kjo nismë, filloi në rrugën “28 Nëntori”, shkruan Gazeta Sinjali.

E krejt kjo po bëhet me një qëllim, që t’i lirojnë hapësirat publike, ka njoftuar komuna përmes një njoftimi në Facebook.

Ky aksion është realizuar në bashkëpunim me policinë, ndërsa komuna ka paralajmëruar se veprime të tilla do të ndërmerren edhe gjatë ditëve në vazhdim.

“Aksioni është realizuar nga kompania e kontraktuar nga Komuna e Podujevës dhe është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Edhe në ditët në vazhdim do të realizohen aksione të tilla në funksion të lirimit të hapësirave publike, përfshi gjithë territorin e Komunës së Podujevës”, thuhet në njoftimin e komunës.

May be an image of 8 people, people standing and outdoors
May be an image of 5 people, people standing, road and tree

/GazetaSinjali/