image Inspektorati i MTI-së konfiskon mallra të falsifikuara në Kosovë

Kosovë

Aksioni/ Inspektorati i MTI-së konfiskon mallra të falsifikuara në Kosovë

news image

Ministria e Tregrisë dhe Industrisë ka ndërmarr një aksion të konfiskimit të mallrave të falsifikuara që nuk kanë preardhje dhe mbulesë të faturave.

Kryeinspektori i MTI-së, Lulzim Syla ka thënë se ky askion do të vazhdojë edhe në ditët e tjera bashkë me doganat dhe Policinë.

“Aksioni do të vazhdojë në tërë Kosovën dhe do të konfiskohen mallrat që nuk kanë mbulesë të faturave dhe janë marka të falsifikuara”, ka thënë Syla.

Këtë aksion është duke e monitoruar kryeinspektori Lulzim Syla, i cili ka kërkuar nga komunat që ta mbështesin këtë aksion. /Gazeta Sinjali/