Drejtoria e Inspektoratit ka bërë të ditur se ka zhvilluar një aksion në verifikimin e produkteve ushqimore rreth skadencës së tyre në Komunën e Podujevës.
Lidhur me këtë rast Inspektorati ka hasur në sasi të konsiderueshme të produkteve me afat të skaduar në markete të ndryshme dhe ka bërë konfiskimin dhe asgjësimin e mallit.
Pas këtij aksioni Drejtoria e Inspeksionit ka njoftuar edhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për të ndërmarrë masat e nevojshme në gjobitjen e këtyre marketeve.