image Inspekcioni në Prishtinë rrënon një objekt pa leje (Foto)

Kosovë

Inspekcioni në Prishtinë rrënon një objekt pa leje (Foto)

news image

Drejtor i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se është rrënuar një villë në zonën kadastrale të Makocit, shkruan shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se pas ndërprerjes së punimeve, pala ka vazhduar me ndërtim pa leje, duke shkelur kështu vendimet dhe urdhëresat e përgjegjësve të zonës.

Tutje, Tahiri tha se pavarsisht numrit të vogël të inspektorëve, i gjithë territori i Komunës së Prishtinës po mbulohet dhe se po pamundësohen shkeljet e ligjeve dhe rregulloreve.

Postimi i plotë i Adonis Tahirit:

Vendimet e inspektorëve duhet të respektohen

Drejtoria e Inspekcionit, përveç mbikëqyrjes së zbatimit të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është vazhdimisht në terren me të gjitha kapacitetet edhe në sektorët tjerë.

Pavarësisht numrit të vogël të inspektorëve, i gjithë territori i Komunës së Prishtinës po mbulohet, ashtu që të evidentohen dhe pamundësohen shkeljet e ligjeve dhe rregulloreve.

Sot, Sektori i Ndërtimit ekzekutoi vendimin për rrënim një shtëpie (vilë), në zonën kadastrale të Makocit. Pas ndërprerjes së punimeve, pala ka vazhduar me ndërtim pa leje, duke shkelur kështu vendimet dhe urdhëresat e përgjegjësve të zonës.

Tek të gjitha rastet ku veprohet kësisoj, rrënimi do të jetë i pashmangshëm!/Gazeta Sinjali/