image Inflacioni i çon kosovarët drejt kredive: Mbi 1 milion euro u morën nga janari në shtator

Financa

Inflacioni i çon kosovarët drejt kredive: Mbi 1 milion euro u morën nga janari në shtator

news image

Të dhënat e Bankës Qendrore e Kosovës, thonë se sivjet Kosova është përballur me çmimet më të larta të produkteve që nga 2008-ta. Sipas tyre, është rritur edhe interesimi i qytetarëve për të marrë kredi, ku nga janari e deri në shtator, janë marrë mbi 1 milion euro kredi.

Njohësit e çështjeve ekonomike, kanë kritikuar qeverinë për masat që po i ndërmerr për përballimin e krizës. Sipas tyre, ato janë të paefektshme.

Me rritjen e inflacionit është rritur edhe kërkesa e qytetarëve për të marr kredi.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, inflacioni ka shënuar rritjen më të lartë në 14 vitet e fundit.

Sivjet, indeksi i çmimeve të konsumit arriti 12.6%, ndërsa rritje më të madhe të çmimit kanë pësuar ushqimi dhe energjia elektrike.

Nga ana tjetër, të dhënat e BQK-së, tregojnë se nga janari e deri në shtator, janë marrë mbi 1 milion e 400 mijë euro kredi, duke e quar vlerën e depozitave në mbi 5 miliard euro.

Se e kanë të nevojshme kredinë, për t’i përballuar çmimet e thonë edhe qytetarët.

Ndërkaq, nga Oda Ekonomike e Kosovës, e kanë kritikuar qeverinë se po ndërmerr masa jo të duhura për përballimin e krizës ekonomike.

Sipas tyre, ekzekutivi duhet t’i rrisë pagat, ndërsa caktimi i çmimit tavan për produktet bazë nuk sjellë asnjë efekt.

Ndërkaq, sipas njohësve të çështjeve ekonomike, shumë qytetarë po marrin kredi për t’i larë kreditë e tjera.

Sipas tyre, subvencionet janë afat shkurte dhe se qytetarët e bizneset duhet të ndihmohen në mënyra të tjera.

Në shtator ekzekutivi kosovar ka ndarë 150 milionë euro për sektorin publik, ndërsa pronarëve të sektorit privat u ka bërë thirrje t’i rrisin pagat e punëtorëve, në mënyrë që t’i subvencionoj ata me 50% të rritjes së pagës për 3 muaj.

/GazetaSinjali/