image Infermierja ishte e para që mori vaksinën antiCOVID në SHBA

Botë

Infermierja ishte e para që mori vaksinën antiCOVID në SHBA

news image

Shërbimet shëndetësore të shtetit të New Yorkut filluan t’u japin vaksinën punëtorëve shëndetësorë sot dhe personi i parë që ka marrë vaksinën antiCOVID në SHBA është infermierja e kujdesit intensiv Sandra Lindsey, tha guvernatori Andrew Cuomo, transmeton Gazeta Sinjali.

Lindsay mori vaksinën Pfizer në Qendrën Mjekësore Hebreje në Long Island rreth orës 9:30 të mëngjesit dhe ngjarja u transmetua drejtpërdrejt në disa stacione televizive, raporton Daily Mail.

“Unë nuk u ndjeva ndryshe nga sa kur merrja ndonjë vaksinë tjetër. Kisha shpresë, ndihem më e lehtë. Më duket se ka një kurë për virusin korona. Shpresoj se ky do të jetë fundi i një kohe shumë të dhimbshme në historinë tonë. Unë dua t’i them publikut që vaksina është e sigurt”, tha infermierja LIndsey.

2.9 milionë doza të para filluan të shpërndahen nëpër qendrat shëndetësore në Shtetet e Bashkuara dhe vaksinat filluan nga fabrika e Kalamazoo dhe Pfizer në Michigan.

Sipas tyre, tre milionë doza do të vijnë nga Pfizer për 64 vende, përveç që mbulojnë të gjithë territorin amerikan dhe pesë agjenci federale me vaksina. /Gazeta Sinjali/