Maria, një infermiere nga SHBA vendosi të heqë dorë nga profesioni i saj për të mbrojtur jetën e babait.
Duke qenë se ajo ndodhej çdo ditë në frontin e parë të luftës me pandeminë e koronavirusit, Maria mendonte se ishte një rrezik shumë i madh për babain e saj.
Infermieria shpjegoi se asaj i duhej të përdorte një maskë për të gjitha turnet, por ajo e dinte shumë mirë që maska ishte e vlefshme vetëm 4 orë.
“Unë e di se ato maska kanë përdorim vetëm për katër orë. Më duhej të kujtoja gjithë kohës se unë kujdesem edhe për babanë tim, ai është një njeri shumë delikat që mund të infektohet kollaj dhe thjesht nuk u ndjeva rehat të vazhdoja turnin duke e ditur se çfarë masash mbrojtëse mu ofrua. Kam qarë për rreth dy orë në makinën time, ndjeva se vendimi ishte kundër gjithçkaje në të cilën besoj. Kur hyra në këtë fushë duhej të ndihmoja njerëzit dhe të jepja më të mirën. Nuk kam dashur të largohem asnjëherë, por nuk dua të jem përgjegjëse për infektimin e babait tim”, u shpreh infermierja. /Gazeta Sinjali/