image Infermierja gjermane dyshohet se iu dha njerëzve ujë me kripë në vend të vaksinës

Evropë

Infermierja gjermane dyshohet se iu dha njerëzve ujë me kripë në vend të vaksinës

news image

Autoritetet në pjesën veriore të Gjermanisë u kanë bërë thirrje mijëra personave që të marrin një dozë tjetër të vaksinës për Covid-19, pasi një hetim policor tregoi se një infermiere e Kryqit të Kuq mund t’u ketë dhënë ujë të kripur në vend të vaksinës së vërtetë.

Infermierja, identiteti i së cilës nuk u publikua, dyshohet se u ka dhënë ujë me kripë në vend të vaksinës njerëzve në qendrën e vaksinimit në Friesland në fillim të kësaj pranvere.

 Friesland-i është distrikt rural afër bregdetit të Detit Verior.

Ndonëse uji i kripur është i padëmshëm, shumica e njerëzve që janë vaksinuar për Covid-19 në Gjermani në muajt mars dhe prill, kur dyshohet se ndodhi ngjarja e pazakontë, janë të moshuar dhe në rrezik të lartë për t’u infektuar, shkruan The Guardian.

Hetuesi policor, Peter Beer, duke folur në një konferencë për gazetarë, tha se duke u bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, ekziston një dyshim i arsyeshëm për rrezik.

Nuk dihet se cili ka qenë motivi i infermieres së dyshuar, por ajo kishte shprehur qëndrime skeptike rreth vaksinave në rrjetet sociale, thanë hetuesit policorë.

Nuk është e qartë se a është arrestuar kjo infermiere, por transmetuesi NDR raportoi se rasti i është dorëzuar një njësie të posaçme, e cila merret me hetimin e krimeve të motivuara politikisht. /Gazeta Sinjali/