image Infermieri i emergjencës në Klinë institucioneve: Fokusohuni te stafi mjekësor, jo te pajisjet

Kosovë

Apel/ Infermieri i emergjencës në Klinë institucioneve: Fokusohuni te stafi mjekësor, jo te pajisjet

news image

Jetullah Pantina, infermier në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të fokusin ta vendos tek stafi mjekësor, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai njofton se në QKMF-në ku punon janë 10 persona staf mjekësor, të cilët thotë se nëse ndodh të izolohen në rast kontakti me ndonjë person të infektuar me koronavirus.    

“Në një QKMF gjatë një ndërrimi kujdestarie ka më së paku dhjetë persona nga personeli mjeksore. E që gjatë një vizite të një të prekuri me COVID-19 duhet që të izolohet i tërë stafi mjeksor që ka qenë në kontakt me të. Kjo i bie që një ndërrim e ka thuajse të pamundur që të kujdestarojë më shumë se dy apo tre here. Pra, mbrenda muajit do duhet që të izolohet i tërë stafi mjeksor që aktualisht është duke shërbyer në vend”, ka shkruar Pantina në Facebook.   

Infermieri ka kërkuar nga institucionet që foksuin ta drejtojë te stafi mjekësor e jo te pajisjet mjekësore.

“Andaj, unë si puntorë i Urgjencës, u bëjë thirrje organeve kompetente që fokusin e tyre ta drejtojnë tek stafi mjeksore dhe jo tek gjërat materiale ngase ato vetvetiu nuk mund të shërbejnë. Ne kemi strategjinë por nuk e kemi autoritetin ngase zërin tonë nuk është duke e dëgjuar askush.Andaj, për aq sa ruajmë vijën e parë të frontit për aq i japim mundësi vetes që të vazhdojmë betejën dhe të shtojmë shanset për mboshtje dhe triumf me minimizim të pasojave”, ka  përfunduar Pantina.            

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha për Gazetën Sinjali se nga dita e martë ose e mërkurë përfundojnë procedurat për furnizimin e komunave të izoluara me materiale mbrojtëse kundër koronavirusit.

Vitia ka thënë se kanë marrë 400 mijë euro nga qeveria dhe do të marrin më shumë veprime në ditët në vijim.

“Nuk e di, gjatë javës të martën ose të mërkurën pritet me përfundu procedura tjetër me 400 mijë euro që i kemi marrë nga qeveria dhe gjatë javës do të marrin materiale shtesë edhe jo vetëm këto komuna por  të gjithë komunat tjera”, ka thënë Arben Vitia.

Klina, Malisheva dhe Vitia ka tre ditë që janë izoluar pasi atje u konfirmuan rastet e para me koronavirus në Kosovë.

Deri tani në vend janë konfirmuar nëntë raste me koronavirus: 4 nga Malisheva, 3 nga Vitia, 1 nga Klina dhe 1 nga Podujeva. /Gazeta Sinjali/

Loja e Shahut dhe COVID-19…? Për të gjithe ne është e njohur loja e Shahut dhe logjika e saj. Lojë kjo në të cilën…

Posted by Jetulla Pantina on Sunday, March 15, 2020