image Infektologu Vishaj jep detaje: Pacienti që vdiq nga koronavirusi ka qenë në hemodializë

Kosovë

Shëndetësi/ Infektologu Vishaj jep detaje: Pacienti që vdiq nga koronavirusi ka qenë në hemodializë

news image

Sot është shënuar rasti i 21-të, i cili ka humbur jetën me koronavirus. Ky i fundit nga data 17 prill ka qenë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, dhe gjendja e tij ka qenë e rëndë.

Infektologu Arben Vishaj thotë se pacienti nga rrethi i Gjilanit ka lindur në vitin 1976, dhe se ka qenë në hemodializë.

“Sot në orën 11:30 minuta për fat të keq ka humbur jetën edhe një pacient tjetër. Pacienti ka qenë i lindur me 1976, është nga rrethi i Gjilanit. Përndryshe ka qenë në hemodializë, ka pasur sëmundje tjetër dhe për fat të keq ka humbur jetën… pacienti kur ka ardhur ka qenë në gjendje shumë të rëndë. Ai gjatë tërë kohës ka qenë në hemodializë nga pamjaftueshmëria klinike të sëmundjes së veshkave. Ka qenë në një gjendje septike me infiltrim mushkëror dhe mjerisht sot ka pësuar fatalisht”, deklaron Vishaj.

Ndryshe, deri më tani kanë rezultuar 731 persona me covid-19, prej tyre 165 janë shëruar, ndërsa me rastin e fundit sot janë 21 persona me koronavirus të cilët kanë humbur jetën.