image Infektologu tregon për gjendjen shëndetësore të pacientëve me koronavirus

Kosovë

Shëndetësi/ Infektologu tregon për gjendjen shëndetësore të pacientëve me koronavirus

news image

Gjendja shëndetësore e personave të prekur me koronavirus është stabile. Këtë e ka bërë të ditur Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Aktualisht në Klinikë po qëndrojnë të shtrirë 13 pacientë.

Deri më tani numri i personave të prekur me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 20.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka apeluar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për higjienën. /Gazeta Sinjali/