Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se 300 mijë persona apo 20 për qind e popullsisë së Kosovës është e infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
“Mund të jetë prekur rreth 20% e popullatës apo rreth 300 mijë persona”, ka thënë ai, duke shtuar se “në bazë të shifrave të publikuara që janë shumë të larta dhe pamundësisë për të testuar rastet e kontaktit të personave me COVID-19 tregon se mund të jetë prekur një përqindje e madhe e popullatës”.
Sidoqoftë, ai thotë se pandemia nuk do të përfundojë derisa të infektohet gjysma e popullsisë në vend.
“E para është se ajo nuk përfundon pa u infektuar gjysma e popullatës e që më pas të krijohet një imunitet kolektiv ose të zbulohet një ilaç ose vaksinë që do të mundte virusin”, tha ai në Rtv Dukagjini, transmeton Gazeta Sinjali.
Infektologu thotë se është normale të ketë më shumë hospitalizomë dhe vdekje më shumë rrjedhimisht.
Tolaj shprehu keqardhje për trajtimin e të infektuarve, pasi që, sipas tij, punën e punonjësve të mjekimit intensiv po e kryejnë anesteziologët./Gazeta Sinjali/