image Infektologu Tolaj: Janë mbi 400 mijë të infektuar me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Infektologu Tolaj: Janë mbi 400 mijë të infektuar me koronavirus në Kosovë

news image

Ani pse, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës thotë se deri më tani në vend janë konfirmuar 46 mijë e 580 raste pozitive me koronavirus, infektologu Ilir Tolaj thotë se ky numër nuk është i saktë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, në Kosovë janë mbi 400 mijë qytetarë të infektuar me COVID-19.

Tolaj thotë se një numër jashtëzakonisht i lartë i të infektuarve e kanë kaluar virusin me pak ose fare pa simptoma.

“Në qoftë se zyrtarisht janë 46 mijë raste, atëherë lirisht mund të themi se kemi rreth 400 mijë ose ndoshta edhe më tepër raste të infektuara në Kosovë dhe është mu ky numër i të infektuarve, ky nivel i imunitetit të krijuar përmes kalimit të infeksionit, i cili tash ka kontribuar që vala e dytë në Kosovë të jetë shumë më e qetë sesa që është vala e dytë në vendet me një kapacitet shumë më të lartë edhe për masa dhe për mbikëqyrjen e tyre”, tha Tolaj në RTV Dukagjini, përcjell Gazeta Sinjali../Gazeta Sinjali/