image Infektologu Tolaj: Janë 100 mijë të infektuar me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Infektologu Tolaj: Janë 100 mijë të infektuar me koronavirus në Kosovë

news image

Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se në Kosovë mund të jenë deri në 100 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë. Ai thotë se kanë munguar testime, derisa ka shumë njerëz të cilët nuk shfaqin simptoma të infektimit.

“Virusi është real të mbrohemi sa më mirë që mundemi…Kam qenë kritik ndaj IKSHPK-së. Mungojnë testimet. Në Kosovë mund të jenë prej 10 mijë deri në 100 mijë raste aktive në Kosovë…Po e shohim se të infektuarit ka mundësi të mos transmetojnë, apo nuk kanë potencialin e njëjtë që të transmetojnë virusin. Shumë njerëz po kalojnë virusin pa e ditur që e kanë atë. Mund të jenë deri në 100 mijë raste në Kosovë. Sa njerëz teston, aq më shumë raste do të kesh. Për momentin janë 1 mijë raste aktive. Por në realitet ka më shumë”, ka thënë Tolaj.

Infektologu thotë se fillimisht e kishte kundërshtuar karantinën, por megjithatë thotë se ajo ka pasur efekt.

“Kam qenë kundër karantinës fillimisht. Ajo ka pasur një efekt përgjysmë, por megjithatë pati efekt…Edhe po të kontrollohej në mënyrë rigoroze nga fillimi, përsëri pas hapjes do të kishim këto raste. Nuk po përballemi me një valë të dytë apo të tretë e kështu me radhë. Është një valë që po vazhdon pasi rastet po shtohen në mënyrë të vazhdueshme. Ende mungojnë testet dhe analizat për antitrupat në të gjithë botën”, ka thënë ai në T7./Gazeta Sinjali/

.