image Infektologu Tolaj: Deri më 2022, Kosova do ta përballojë pandeminë

Shëndetësi

Infektologu Tolaj: Deri më 2022, Kosova do ta përballojë pandeminë

news image

Miliarderi Bill Gates kishte deklaruar se bota do t’i kthehej normalitetit nga COVID-19 në fund të vitit 2022, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka pohuar edhe infektologu kosovar, Ilir Tolaj, i cili tha se në vitin 2022 intensiteti i pandemisë në Kosovë do të jetë minimal, ku nuk do të ketë qindra raste brenda ditës.

“Besoj që në vitin 2022 intensiteti i pandemisë për Kosovën do të jetë minimal. Në fakt në vitin 2022 nuk do të kemi epidemi të mirëfilltë  me numrin e rasteve të reja me qindra brenda ditës. Do të kemi raste sporadike aty-këtu ose ndonjë vatër epidemike në ndonjë regjion të Kosovës i cili nuk do të paraqes problem as ekonomik e as shëndetësor për vendin tonë”, tha Tolaj për RTV21.

Ai tha se një valë të këtillë sukrse është kjo e treta, Kosova nuk do ta përballojë më nëse autoritetet shëndetësore dhe politike do të sigurojnë vaksinën për 30 për qind të popullatës.

“Një valë të këtillë sikurse është kjo e treta tash nuk e besoj që Kosova do ta përballë më nëse autoritetet shëndetësore dhe politike të Kosovës do të mund të sigurojnë vaksinë dhe me atë vaksinë të vaksinojnë le të themi edhe 30 për qind të popullatës. Kjo përqindje e të vaksinuarve së bashku me përqindjen e njerëzve të cilët e kanë kaluar tash sëmundjen do të munden që t’i përballojnë pandemisë në kuptim të krijimit të imunitetit kolektiv”, shpjegoi ai./Gazeta Sinjali/