image Infektologu Tolaj: Cili politikan ka fytyrë të na fusë përsëri në mbyllje totale, duke marrë parasysh tubimet zgjedhore

Shëndetësi

Infektologu Tolaj: Cili politikan ka fytyrë të na fusë përsëri në mbyllje totale, duke marrë parasysh tubimet zgjedhore

news image

Infektologu, Ilir Tolaj, ka thënë se masat restriktive në vazhdueshmëri kanë ndihmuar Kosovën që të kalojë më lehtë pandeminë COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, shkelja e këtyre masave ai thotë se ka ndikuar në rritjen e numrit të infektimeve.

“Periudha të shkeljes më brutale të masave antiCOVID, ato që kanë qenë. Ajo që e karakterizon është veprimi i autoriteteve shëndetësore në raport me pandeminë dhe valët e caktuara të COVID. Fillimisht kemi pasur mbyllje totale dhe masa ekstreme që mund të arsyetohen pasi njohuritë ishin të kufizuara. Ajo që nuk falet është se asnjë autoritet nuk deshi të fut trurin në funksion dhe t’i kuptojë kushtet e Kosovës cilat janë. Më vonë kemi pasur masat e relaksuara të cilat nuk kanë qenë të mbikëqyrura”, ka thënë ai.

Fajin për rritjen e numrit të të infektuarve, Tolaj ia lë edhe partive politike që organizuan tubime zgjedhore. Madje, sipas tij, pikërisht këto tubime kanë shkaktuar valën e tretë me të cilën po përballet tani Kosova.

Tolaj ka thënë se cili politikan do të ketë “fytyrë” të propozoj ose të vendos për mbyllje totale, duke marrë parasysh se çfarë kanë bërë ata gjatë fushatës.

“Me masat restriktive të vazhdueshme, por duke përmendur shkeljet nga figurat e njohura të politikës, i kanë ndihmuar Kosovës ta kalojë më lehtë këtë pandemi. Duhet thënë se pandemia e ka ecurinë e vet. Masat nuk mund ta mundin COVID-19. Por duhet thënë se vala e tretë në të cilën jemi është si shkak i tubimeve politike. Ato ishin vatër e shpërndarjes. Dua të di cili politikan ka fytyrë të na fusë përsëri në mbyllje totale duke marrë parasysh atë që ka ndodhur. Janë dy mënyra për ta kaluar covidin. Njëra është që të kemi imunitet të tufës, e tjetra është vaksinimi”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/