Infektologu, Izet Sadiku, duke folur për masat e reja antiCOVID, ka përmendur edhe disa simptoma që janë shfaqur së fundmi te të vaksinuarit me vaksinën antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas tij, deri tani ka pasur ankesa pas vaksinimit për ethe dhe temperaturë.
“Mbi 100 punëtorë në Klinikën Infektive janë infektuar me koronavirus, diku 50 prej tyre janë infermierë. Kjo ka ndikuar që ne të kemi imunitet, deri tani kemi pasur ankesa pas vaksinimit për ethe dhe temperaturë. Mund të ndikojë që pas vaksinimit të ketë ethe, temperaturë, dhimbje të muskujve, ndërsa pas 24 orëve këto simptoma largohen”, ka deklaruar Sadiku në emisionin SOT.
Ai ka thënë se masat aktuale nuk janë respektuar si duhet, ku një pjesë e kafiterive nuk kanë respektuar distancën e nevojshme./Gazeta Sinjali/