image Infektologu Ramadani: Në Kosovë duhet të vaksinohen mbi 1 milion qytetarë me dy doza, për të kufizuar pandeminë

Shëndetësi

Infektologu Ramadani: Në Kosovë duhet të vaksinohen mbi 1 milion qytetarë me dy doza, për të kufizuar pandeminë

news image

Sipas infektologut, Hamdi Ramadani, në mënyrë që pandemia të kufizohet në Kosovë, duhet imunizuar plotësisht rreth 1 milion qytetarë, transmeton Gazeta Sinjali.

Tutje ai ka shtuar se gjërat kanë ndryshuar me paraqitjen e versionit “Delta” të koronavirusit.

“Mbi 1 milionë qytetarë duhet të marrin të dy dozat e vaksinës, duke respektuar masat ne do të jemi në një situatë më normale dhe do ta kufizojmë pandeminë”.

“Ky variant ka befasuar të gjitha vendet përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe shtimi i vdekjeve në Kosovë lidhet me këtë variant të koronavirusit” , ka thënë Ramadani për RTV Dukagjinin.

Sipas Ramadanit deri më tani nuk ka ndonjë të dhënë që ky variant është rezistues ndaj vaksinës.

Ramadani ka shtuar se qytetarët e vaksinuar duhet të mbajnë maskën dhe distancën, pasi sipas tij edhe këta qytetarë mund të bartin këtë virus te të tjerët.

/Gazeta Sinjali/