image Infektologu kosovar kërkon të dënohen ata që s'i respektojnë masa ndaj koronaviursit

Shëndetësi

Infektologu kosovar kërkon të dënohen ata që s’i respektojnë masa ndaj koronaviursit

news image

Infektologu i Klinikës Infektive, Shemsedin Dreshaj, ka kërkuar që të merren masa ndëshkuese ndaj të gjithë atyre që nuk i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Dreshaj ka thënë se rritja e madhe e numrit të rasteve me koronavirus ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të masave nga qytetarët.

“Me sa duket popullata jonë është më shumë liberale se që duhej të ishte, më trime se që duhej dhe kjo trimëri e sjellje e papërgjegjshme e qytetarëve tanë ka rezultuar me fluks të tillë të sëmundjes për shkak se ne nuk po i respektojmë rekomandimet e bëra si nga OBSH-ja ashtu edhe nga MSH-ja e IKSHPK-ja, por edhe të ekspertëve. Duhet të mendohet të ketë edhe masa ndëshkimore për mospërdorim të maskave, mosrespektimin e distancës sociale, si në institucione shëtitore, private e lokale afariste e ambiente të jashtme ku qytetarët as që po i mbajnë maskat”, ka thënë ai në KTV.

Dreshaj ka shtuar se në Infektivë aktualisht janë rreth 70 pacientë të hospitalizuar, me 30 për qind e tyre në gjendje më të rënduar shëndetësore. Rreth 20 pacientë janë në oksigjenoterapi, kurse një pacient është në gjendje shumë të rëndë.

Megjithatë, ai ka njoftuar se Klinika Infektive aktualisht ka materiale të mjaftueshme për t’u mbrojtur nga koronavirusi, por sipas tij, duke u bazuar në trendin e rritjes, duhet të mendohet për furnizime shtesë./GazetaSinjali/