image Infektologu: Ka të dhëna se në Kosovë janë mbi 200 mijë të infektuar me koronavirus

Shëndetësi

Infektologu: Ka të dhëna se në Kosovë janë mbi 200 mijë të infektuar me koronavirus

news image

Infektologu Hamdi Ramadani ka thënë se ka të dhëna se në Kosovës janë mbi 200 mijë të infektuar me koronavirus.

“Në Kosovë ende nuk ka nisur testimi seriologjik. Ka të dhëna se në Kosovë ka mbi 200 mijë të infektuar, ne nuk mund t’i dimë këto të dhëna seriologjike”, është shprehur ai në një prononcim për Euronews.

Ramadani e cilëson gabim dërgimin e të gjitha rasteve në Klinikën Infektive në QKUK.

“Numri i vdekjeve është rrëqethëse. Nuk ka një koordinim mes rajoneve, pasi në Kosovë ka spitale rajonale. Është bërë një gabim dhe të gjitha rastet janë dërguar në Klinikën Infektive në Prishtinë”, tha Ramadani.

Sipas tij nëse do të kishte një bashkëpunim më të mirë nuk do të kishim këtë situatë ku spitalet që presin të prekurit në kryeqyteti janë thuajse në kapacitetin e tyre maksimal dhe sipas tij nëse nuk ndryshohet strategjia situata mund të bëhet serioze.

“Do të ishte krejtësisht ndryshe nëse do të bëhej një ndarje dhe rastet të mos dërgoheshin të gjitha në Prishtinë. Nëse do të vazhdohet në këtë drejtim, situata do të jetë shumë e rëndë dhe serioze”, tha mjeku. /Gazeta Sinjali