image Infektologu demanton lajmin për personin e 22-të me koronavirus në Kosovë

Kosovë

Shëndetësi/ Infektologu demanton lajmin për personin e 22-të me koronavirus në Kosovë

news image

Infektologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Valbon Krasniqi ka mohur lajmin se në Kosovë është shënuar rasti i 22-të me koronavirus, shkruan Gazeta Sijnali.

Krasniqi tha se vetëm janë duke pritur rezultatet e një të dyshuari, të cilat sipas tij ende nuk kanë dalë.

“Jo, jo unë kam thënë se jemi duke i pritur rezultatet. Nuk e besoj që i kam thënë ashtu”, tha Krasniqi kur u pyet nëse një konfirmim të tillë e ka bërë për një medium tjetër.

Mediumi në fjalë raportoi se rasti i ri është një familjar i një të infektuari nga Malisheva.

“Mund të ju konfirmoj se e kemi edhe një të prekur me koronavirus. Është familjar i të infektuarve me kosonavirus nga Malisheva”, ishte citati i infektologut, të cilin Krasniqi e mohoi ta ketë thënë./Gazeta Sinjali/