image Infektologët pas rasteve të koronavirusit në Kosovë: Pa panik, jemi këtu për ju

Kosovë

Shëndetësi/ Infektologët pas rasteve të koronavirusit në Kosovë: Pa panik, jemi këtu për ju

news image

Tre mjekë nga Klinika Infektive në QKUK kanë shpërndarë në rrjetin social Facebook një videomesazh pas konfirmimit të rasteve me koronavirus në Kosovë.

Mjekët nga qendra ku po kryhen testimet për koronavirus, duke bërë thirrje që të mos shkaktohet panik, kanë thënë se do të jenë në çdo kohë pranë qytetarëve të vendit.

Ata thonë se së bashku do t’ia dalin dhe ftojnë qytetarët të mos bëjnë panik.

”Mos bëni panik. Ne do t’i përballemi këtij stresi. Do t’ja dalim bashkë pa frikë, pa panik. Jemi në shërbim të popullit”, thuhet në video.

Ndryshe, sot në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para të koronavirusit. Lajmin e kanë konfimuar nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët njoftuan se njëri nga të infektuarit është një 77 vjeçar nga Vitia dhe një 20 vjeçare shtetase italiane e cila po qëndronte në Klinë./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/fitim.havolli/videos/10157097612979109/?t=35