Një foshnje ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe po trajtohet në Klinikën e Neonatologjisë, në Kujdesin Intensiv.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur drejtori i Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci.
“Po është foshnja e dytë, e lindur me 5 korrik, është pranuar në Klinikën e Neonatologjisë me 16 korrik, është duke u trajtuar në Kujdesin Intenstiv në hapësirën e veçantë për COVID-19, ku trajtohen të gjitha foshnjet e dyshuara”, ka thënë Gojnovci pë Gazetën Sinjali.
Ai gjithashtu tha se për momentin foshnja është në gjendje stabile./ Gazeta Sinjali/