image Infektohet nga koronavirusi një mjeke në Shkup

Rajon

Rajon/ Infektohet nga koronavirusi një mjeke në Shkup

news image

Drejtoresha e Klinikës së sëmundjeve të lëkurës në Shkup është infektuar nga koronavirusi, kështu duke e çuar në katër numrin e të prekurve me COVID-19 në Maqedoni.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se te drejtorja e klinikës, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, është konstatuar pozitive nga koronavirusi pas kthimit nga Italia. Ministri Filipçe gjithashtu kritikoi veprimin e saj për mosrespektimin e masave për mbrojtje nga infektimi.

“Më vjen shumë keq për mosrespektimin e masave parandaluese për mbrojtje nga koronavirusit, duhet të them që pacientja është kolege e jona, e cila ka qenë në punë për pesë ditët e fundit pas kthimit nga Italia. Ky është një zhgënjim i madh,” tha Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë tha se ekipet e Qendrës së Shëndetit Publik në Klinikën e sëmundjeve të lëkurës aktualisht po vlerësojnë shkallën e rrezikut për të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me drejtoren, gjë që mund të rezultojë me mbylljen e gjithë departamentit.

Ministri paralajmëroi se çdokush që nuk do të respektojë masat, do të përballet me sanksione.

Ndërkohë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për të ndaluar të gjitha tubimet dhe ngjarjet e mëdha publike, si dhe zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë deri më 13 mars./GazetaSinjali/