Mbrëmë në Komunën e Gjilanit janë konfirmuar pesë raste pozitive me koronavirus.
Në mesin e tyre është edhe drejtori i Shërbimeve Publike në këtë komunë, Naser Korça.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Korça për Gazetën Sinjali, i cili tha se është vetizoluar dhe se janë testuar familjarët e tij dhe të gjithë punonjësit në drejtorinë e Shërbimeve Publike në Gjilan.
“Po është e vërtetë që kam rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Testi më është bërë të hënën, ndërsa rezultati ka dalë mbrëmë. Simptoma të tjera nuk kam pasur, përveç temperaturë. Pas rezultatit, janë testuar të gjithë punonjësit në drejtorinë që e udhëheqi unë si dhe familjarët e mi”, ka thënë Korça për Gazetën Sinjali.
Më tej ai ka shtuar se nuk e di se ku është infektuar, pasi që gjatë ditës ka kontakt me qindra persona.
Kujtojmë se, në Gjilan deri me tani janë konfirmuar 98 raste me koronavirus.
Nga ta janë shëruar 71 persona, 25 janë aktivë ndërkaq 2 kanë vdekur./Gazeta Sinjali/