image Infektohet me koronavirus një punëtore në Postën e Kosovës

Shëndetësi

Infektohet me koronavirus një punëtore në Postën e Kosovës

news image

Sonte janë konfirmuar edhe 29 raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 1 mijë e 298 numri i përgjithshëm të të infektuarve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar se një nga rastet është komuna e Lipjanit.

E infektuara është rast kontakti dhe është nga fshati Janjevë që punon në Prishtinë, saktësisht në Postën e Telekomit të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi, i cili shtoi se në këtë komunë nuk ka raste të reja me COVID-19 që nga data 24 prill.

“Është rast kontakti një grua nga Janjeva që punon në Prishtinë, në PTK. Vlen të theksohet se e infektuara nuk ka pasur simptoma, ndërsa tani janë duke u gjurmuar kontaktet. Në Lipjan nuk kemi pas raste të reja që nga 24 prill”, ka thënë Bytyqi.

Rastet pozitive që u konfirmuan sot janë nga: komuna e Prishtinës 13 raste (sipas vendbanimit: 13 raste Prishtinë), komuna e Obiliqit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Milloshevë), komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Druvar dhe 1 rast Vushtrri) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Zhiti-Viti, Lutogllavë-Prizren, Shushicë-Istog, Janjevë-Lipjan, Fushë Kosovë dhe Rahovec./Gazeta Sinjali/