Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se një mjek i Spitalit të Durrësit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
“Në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. /Gazeta Sinjali/