Në Komunën e Skenderajt, sot IKSHPK ka konfirmuar se një person ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
I infektuari në Skenderaj është nga fshati Likoc dhe është punëtor i KEK-ut.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kemi një rast pozitiv me COVID-19 nga komuna jonë, gjegjësisht nga fshati Likoc.
I infektuari është punëtor në KEK dhe kështu person kontakt i të infektuarëve që punojnë në këtë koorporatë”, ka shkruar Jashari./ Gazeta Sinjali/