Komuna e Dragashit përmes një postimi në faqen zyrtare ka njoftuar se nga 50 mostra të testuara, katër mësimdhënës dhe një nxënëse në shkollën “Ruzhdi Berisha” kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Në njoftim thuhet se procesi mësimor në këtë institucion që nga nesër kalon në skenarin C, pra në formë online.
Kujtojmë që nxënësit e kësaj shkolle në Dragash sot nuk kanë mbajtur mësim, pasi që ishin në pritje të rezultateve të testimeve për COVID-19. /Gazeta Sinjali/