image Infektohen me variantin e ri të COVID-19, Bleona Qerreti dhe Robert Aliaj

Bota e Yjeve

Infektohen me variantin e ri të COVID-19, Bleona Qerreti dhe Robert Aliaj

news image

Këngëtarja e njohur, Bleona Qerreti, është infektuar me variantin e fundit të COVID-19, Omicron.

I infektuar me virus ka rezultuar edhe Robert Aliaj, të dy janë pjesë e spektaklit të dashurisë “Love Story” të TV Klan, në rolin e opinionistëve.

Ata e bën të ditur lajmin prej një videomesazhi që u transmetua gjatë emisionit të kësaj jave, duke treguar se Bleona është izoluar në Amerikë, ndërsa Robertit në Belgjikë dhe do të mungojnë në spektakël.

“Mirëmbrëma të gjitha, fatkeqësisht për shkak të Omicron nuk mund të jem aty sonte. Do doja të përshëndesja të gjithë dhe të uroj shqiptarët gëzuar Vitin e Ri dhe shiheni javës tjetër”, është shprehur Bleona në mesazhin e saj.

‘Mirëmbrëma Love Story. Një vit i ri i mbarë dhe të sjell fundin e pandemisë, le të jem unë viktima e fundit e Covid që më detyroi që të qëndroj në Bruksel dhe nuk më la që të jem aty me ju. Do doja që të jeni më të vëmendshëm, vajzat karshi djemve dhe djemtë të thonë fjalë më të bukura për vajza. Do doja që t’iu jap një këshillë të vogël, të jeni më me vetëbesim. Ju përqafoj shumë fort, bëni kujdes dhe do flasim në vazhdim, unë nëpërmjet Instagramit dhe ju nëpërmjet mikrofonit”, ka thënë Aliaj.

Kujtojmë që Bleona prej vitesh jeton në Amerikë, ndërsa kohëve të fundit ishte rikthyer në Shqipëri për shkak të angazhimeve profesionale. /GazetaSinjali/