image Infektohen me koronavirus 21 dasmorë, mes tyre nusja dhe dhëndri

Rajon

Infektohen me koronavirus 21 dasmorë, mes tyre nusja dhe dhëndri

news image

Një dasmë në Selanik të Greqisë duket se nuk ka përfunduar mirë pasi që nusja, dhëndri dhe 19 dasmorë kanë rezultuar të infektuar nga virusi COVID-19.

Ndonëse qeveria greke ka lejuar tubimet me 100 persona, kjo dasmë është organizuar me 150 të ftuar.

Në pritje të rezultatave janë edhe 200 persona të tjerë, dasmorë dhe persona kontakti të cilët janë testuar në spitalet Papagjeorgjiu dhe Hipokratos në Selanik.

Dhëndri tregoi se pas dasmës, bashkë me nusen dhe babain e tij, u kishin filluar simptomat e para, konkretisht temperaturë. Pasi kishte kontaktuar dasmorët, dhëndri kuptoi që edhe ata kishin simptoma të tilla. /Gazeta Sinjali/