Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 71 raste të reja me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi për media.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 612 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/