Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është revoltuar nga bllokimi i eksportit të ilaçeve në SHBA prej prodhuesit më të madh të tyre, Indisë.
Në një bisedë telefonike me kryeministrin indian, Marendra Modi, Trump i kërkoi të lejonte eksportin drejt SHBA-së të hidroksiklorokinës dhe e kërcënoi se nëse nuk do e lejojë do të ketë një hakmarrje nga SHBA.
“Unë fola me të (Modin) të dielën në mëngjes, e thirra atë dhe unë thashë që do të vlerësojmë që të lejoni daljen e furnizimit tonë (të hidroksilkolorinës). Nëse ai nuk lejon që të dalë, kjo do të jetë në rregull, por sigurisht që mund të ketë hakmarrje. Pse nuk do të kishte”, tha Trump në konferencë për shtyp.
Hidroksiklorokina po përdoret në SHBA për trajtimin e koronavirusit. Këtë ilaç e ka promovuar diyë më parë vetë prasidenti Trump. /Gazeta Sinjali/