image Incidenti në Gjilan/Arrestohet pronari i firmës së skeleve

Siguri

Incidenti në Gjilan/Arrestohet pronari i firmës së skeleve

news image

Dje Gazeta Sinjali ka raportuar për një incident në Gjilan, ku një grua duke ecur rrugës me një fëmijë, është lënduar nga skelet që kanë rënë mbi të.

Ndërsa sot Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se pronari i firmës së montimit të skeleve është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Viktima më pas është dërguar për në Spitalin e Gjilanit për trajtim të mëtutjeshëm. Sinjali ka kontaktuar me ushtruesin e detyrës së drejtorit të këtij spitali, Arsim Emini, i cili ka treguar për gjendjen e të lënduarës.

“Gruaja është në emergjencë në Spitalin e Gjilanit, është lajmëruar me dhimbje të kokës dhe të trupit për shkak të shtypjeve pas së rënies së skeleve. Është duke u ekzaminuar dhe do të bëhen edhe ekzaminimet shtesë radiologjike, deri tani është e vetëdijshme dhe e orientuar”, tha ai për Sinjalin.

/GazetaSinjali/