image Incidenti në finalen e Superkupës, lëndohen katër policë

Siguri

Incidenti në finalen e Superkupës, lëndohen katër policë

news image

Katër zyrtarë policorë mbetën të lënduar pas përleshjeve që ndodhën mes tifozërive të Prishtinës dhe Trepçës.

Finalja e Superkupës së Kosovës në Basketboll, e zhvilluar mes dy klubeve të sipërpërmendura, u ndërpre dy herë – një herë gjatë çerekut të parë, e edhe në përfundim të çerekut të dytë, në të dyja rastet si shkak i hedhjes së mjeteve piroteknike në fushë.

Pas ndërprerjes së dytë, zyrtarët e ndeshjes vendosën të largojnë të gjithë tifozët nga tribunat, në mënyrë që të mund të vazhdojë ndeshja. Si pasojë, vazhdimi i ndeshjes u shty për rreth një orë.

Nga ky incident kanë mbetur katër policë të lënduar. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, në Pallatin e Rinisë, gjatë ndeshjes basketbollistike mes Prishtinës dhe Trepçës, ka ndodhur një incident, “ku tifozët duke dëmtuar sallën, janë gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç’rast kanë lënduar 4 zyrtarë policorë, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës”.

Ajo theksoi se nga ana e tifozëve, deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

“Pas vënies nën kontroll të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nis një hetim për identifikimin dhe arrestimin e peronave të dyshuar për veprat ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘asgjësim apo dëmtim i pasurisë’”, theksoi Ahmeti.

/GazetaSinjali/