image Incidenti me Nunez, Andersen merr mbi 400 kërcënime me vdekje

Futboll

Incidenti me Nunez, Andersen merr mbi 400 kërcënime me vdekje

news image

Joachim Andersen ka zbuluar se ai iu nënshtrua kërcënimeve me vdekje dhe pas shumë mesazheve abuzuese deri “300-400” në internet, pasi e provokoi sulmueisn e Liverpoolit, Darwin Nunez që të ndëshkohet me karton të kuq në barazimin 1-1 të Liverpoolit me Crystal Palace.

Mbrojtësi danez kishte përplasje gjatë tërë kohës me Darwin Nunez gjatë së hënës në Anfield, deri kur uruguajanin e lëshuan nervat për ta goditur me kokë Andersenin.

Nunez është përballur me shumë kritika për veprimet e tij, madje edhe Jurgen Klopp pranoi se ai bëri një “gabim” serioz, por tifozët e Liverpool nga e gjithë bota vendosën që zhgënjimin e kësaj ta çonin tek mbrojtësi kundërshtar, para se të drejtonin gishtin e fajit te lojtari i tyre.

Andersen ka zbuluar se ai ka marrë kërcënime nga më të ndryshme në rrjetet sociale pas asaj ndeshje.

Ai tha në Instagram: “Kam marrë ndoshta 3-400 nga këto mesazhe mbrëmë. Unë e kuptoj që ju mbështesni një ekip, por keni respekt dhe mos veproni ashpër online.”

Andersen postoi një numër pamjesh të ekranit që përfshinin mesazhe të tilla si “Unë do të të vras” përpara se të shtonte: “Shpresoj që Instagram dhe Premier League të bëjnë diçka për këtë.”

Pas ndëshkimit me karton direkt të kuq, Nunez do të vuajë një dënim me tre ndeshje.

Andersen ka treguar se kishte ndërmend t’i futej nën lëkurë amerikano-jugorit, duke thënë: “Gjatë gjithë ndeshjes u ula shumë pranë tij, e mërzita shumë dhe bëra mirë kundër tij. Unë mendoj se kjo është arsyeja pse ai ishte i zemëruar me mua.

Ai më goditi me kokë, të parin, dhe unë i thashë se nuk duhet ta bënte këtë. Unë u zemërova me të. Pastaj ai e bëri atë përsëri, që për mua është vërtet budallallëk, kështu që është një karton i kuq i qartë.”

Klopp është zotuar të flasë me Nunez për sjelljen e tij, ndërsa mbrojtësi i Reds, Virgil van Dijk pranon se ai duhet të mësojë shpejt se si të trajtojë kërkesat e jetës në Angli.

Mbrojtësi holandez ka thënë: “Ai duhet ta kontrollojë veten, patjetër.

“Natyrisht ai ishte i zhgënjyer dhe ndoshta edhe me veten. Unë mendoj se kjo është një gjë e veçantë, ai duhet të menaxhojë veten, ai duhet të dijë se këto gjëra mund të ndodhin, veçanërisht në Premier League”.

/GazetaSinjaliSport/