image Incidentet në Veri, viktimizohet Vuçiq: Nuk e kuptoj pse duan të krijojnë tension çdo javë

Politikë

Incidentet në Veri, viktimizohet Vuçiq: Nuk e kuptoj pse duan të krijojnë tension çdo javë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ndodhet në Tiranë, ku po merr pjesë në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor. 

Duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave, Vuçiq ka theksuar se është i vetëdijshëm për zhvillimet e fundit në Kosovë, duke theksuar Prishtina ende sillet në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit.

“Është mirë që sipas të dhënave të deritanishme nuk kemi asnjë informacion për viktima. Për sa i përket kohës, nuk e di se çfarë i drejton këta njerëz. Nuk e kuptoj pse duan të krijojnë tension çdo javë. Shpresoj që edhe Lajçak ta ketë rolin e tij sot, siç e ka pasur deri më tani”, tha Vuçiq.

KQZ ka bërë të ditur se zyrtarëve të tyre iu është pamundësuar hyrja në zyre në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok.

/GazetaSinjali/