image Incident në Qendrën për Patentë Shofer në Gjilan: Kërcënohet një zyrtar, ka të arrestuar

Siguri

Incident në Qendrën për Patentë Shofer në Gjilan: Kërcënohet një zyrtar, ka të arrestuar

news image

Rastet kur personat zyrtarë janë cak i kërcënimeve e sulmeve, sidomos në vendin e punës, sa vijnë e shtohen, duke krijuar kështu pasiguri nëpër institucione lokale e qendrore. Vetëm në dy ditët e fundit, Gazeta Sinjali ka raportuar për disa raste të tilla, që kanë ndodhur në tri komuna të vendit, ku e kanë pësuar zyrtarët për shkak të ushtrimit të detyrës zyrtare.

Përveç nivelit lokal, një rast i tillë ka ndodhur edhe në pushtetin qendror. Bëhet fjalë për Ministrinë e Infrastrukturës, ku zyrtari i një departamenti është kanosur seriozisht nga një qytetar.

Sinjali ka mësuar se ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 13:45, në Qendrën e Patentë Shoferëve në Gjilan.

Zyrtari i këtij departamenti A.A., është kanosur nga një qytetar, i cili i kishte shkuar në zyrë bashkë me një person tjetër.

Kanosjes, dyshohet se i parapriu një ngatërresë mes dy të dyshuarve që i shkuan në zyrë zyrtarit.

Për shkak të shqetësimit që i ka shkaktuar ky rast, zyrtari në fjalë e ka denoncuar rastin në Polici.

Njësia e Hetimeve është vënë menjëherë në veprim, me ç’rast i dyshuari kryesor është shoqëruar në Polici.

Pas përfundimit të procedurave, prokurorja ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si i dyshuar për kanosje.

/GazetaSinjali/