Një konflikt familjar ka ndodhur sot në një shtëpie në fshatin Rudicë të Klinës, ku një person është përballur me kushëririn e miqve, pasi kishte shkuar për vizitë të këta të fundit.
Sinjali mëson se rasti ndodhi derisa dhëndri ishte te miqtë, kur papritmas kushëriri i tyre shkoi me një ‘stupc’, duke ia kërkuar një borxh të mëhershëm.
Dy palët e përfshira në rast dyshohet se kanë pasur probleme edhe më herët, por i dyshuari kishte vendosur që sot t’i ‘qërojë hesapet’, ku gjatë përleshjes e pësoi njëri nga familjarët.
Si rezultat i tensionimit të situatës, u desh intervenimi i Policisë, me ç’rast i dyshuari u arrestua dhe u dërgua në stacion policor.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.