image Incident në Mitrovicë, arrestohen 10 persona

Siguri

Incident në Mitrovicë, arrestohen 10 persona

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetë persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘sulm’, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë të Jugut.

Sipas hetimeve, në këtë rast janë të përfshirë 11 viktima dhe 10 të dyshuar, prej tyre dy të mitur.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në kohën derisa viktimat ndodheshin pranë një zyre për shërbime dhe programe të Ministrisë së Bujqësisë, e cila ndodhet  në rajonin e Mitrovicës së  Jugut. Personave të përfshirë në këtë incident në cilësi të viktimave iu është ofruar tretman mjekësor, por të njëjtit kanë deklaruar se nuk kanë nevojë për tretman mjekësor.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit tetë të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policorë, përderisa ndaj (2) dy personave të mitur rasti është duke u trajtuar. /GazetaSinjali/