Nga ndeshja e sotme, futbolli kosovar do të zhvillohet edhe nën vëzhgimin e teknologjisë VAR.
Inaugurimi është bërë sot pak para ndeshjes së Superkupës së Kosovës ndërmjet Llapit dhe Prishtinës.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi tha se ky është një sukses i madh i arritur nga FFK duke e mundësuar implementimin e kësaj teknologjie në një kohë rekorde.
Me këtë rast u bë një prezantim i shkurtër i funksionimit të VAR it para mediave. Kjo teknologji do të aplikohet në edicionin e ri garues të Superligës dhe Kupës së Kosovës. /Gazeta Sinjali Sporti/