Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës është personi më i votuar sa u përket votave me kusht. Bazuar në të rezultatet e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Ahmeti ka marrë 165 vota, shkruan Gazeta Sinjali.
Në vendin e dytë është renditur Adnan Rrustemi i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbetur në vendin e dytë me 92 vota.
Rrustemi përcillet nga Hyzer Rizani i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili mblodhi 60 vota.
Ndërkaq, në vendin e katërt është renditur Bashkim Budakova, i cili mori vetëm nëntë vota./Gazeta Sinjali/